Lexoni parashikimin e motit, 18 qershor 2020

Lexoni parashikimin e motit, 18 qershor 2020

509
0

Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet në pjesën e parë të ditës nga një mot i kthjellët, por duke iu afruar mesditës vranësirat zhvillohen gradualisht duke sjellë reshje afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme do jenë në zonat malore. Ndërkohë, në mbrëmje reshjet do të largohen nga territori shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Europa Juglindore, Qendrore dhe Lindore paraqiten me vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu. Ndërsa mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare mbizotëron Europën Veriore dhe Rajonin e Mesdheut.