
Asnjë fjalë tjetër përveç “përshëndetje dhe lamtumirë”.
Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka mohuar aludimet e mediave pas takimit me Leo Messin në “Camp Nou” nw ndeshjen e vlefshme pwr Champions League.
Ata u përshëndeten menjëherë në fund të takimit dhe thashethemet u rritën edhe më shumë për një transferim të mundshëm të Messit tek Paris Saint Germain. Sido që të jetë, Pochettino thotë se asgjë nuk u diskutua për të ardhmen e futbollistit.
“Me Messin vetëm kemi thënë përshëndetje dhe lamtumirë, nuk kemi folur për të ardhmen e tij”, u shpreh Pochettino.