Drejtori sportive i Lazios, Igli Tare nuk po punon vetëm për rinovimet por edhe për merkaton.
Përveç zgjatjeve të marrëveshjeve me Lulic, Luis Alberton, Luiz Felipen dhe Parolon, zytari i klubit bardhekaltër ka vendosur në radarët e merkatos Marash Kumbullën.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare vlerësohet rreth 25 milionë euro nga Verona, një shifër e përballueshme për një klub si Lazio që duhet të mposhtë edhe konkurencën e Interit e Napolit për kuqeziun.