Largimi i Cristiano Ronaldos do të ndryshojë planin e Real Madridit në afatin kalimtar. Sipas informacioneve të fundit të “Don Balon”, e ardhmja e James Rodriguez lidhet tani me vendimin e Ronaldos. Nëse portugezi vendos të largohet, Reali do të duhet që ta mbajë Jamesin në skuadër. Largimi i Ronaldos do të krijonte mjaftueshëm hapësira për James, që kërkon një vend titullari. Po ashtu, deri më tani Reali nuk e ka pranuar asnjë ofertë prej 80 milionë eurosh për Rodriguez, aq sa kërkon për shërbimet e tij.