Vera e vitit 2019 pritet të jetë vera e ndryshimeve të mëdha për Real Madridin. Sezoni i dobët dhe shuarja e shpresave për të paktën një trofe që në fillim të muajit mars, ka detyruar presidentin Florentino Perez që të mendojë për largime të shumta të lojtarëve. Perez, tashmë ka bërë hapin e parë duke e rikthyer në skuadër trajnerin Zinedine Zidane. Kthimi i Zidanes do të përcillet me shitjen e disa yjeve të mëdha. ‘AS’ parashikon se Real Madrid do të ketë mundësi të arkëtojë deri në 500 milionë euro nga shitjet e kësaj vere, përcjell ‘lajmi.net’. Rapahel Varane, Toni Kroos, James Rodriguez, Gareth Bale, Isco, Marcelo, Mateo Kovacic, Mariano Diaz dhe Vallejo, janë lojtarët që mund t’i mbushin arkat e ‘Los Blancos’. Këto para do të përdorën nga Real Madrid për transferime të mëdha, si Eden Hazard, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.