“Lakmia e Rusisë duhet të marrë fund!”/ Madonna shpërthen ndaj Putin, Zelensky ‘bëhet’ fans i saj, ja veprimi i presidentit të Ukrainës

Fituesja e çmimeve Grammy, Madonna është një nga artistet e parë që ka dënuar ashpër agresionin rus mbi Ukrainë.

Madonna së fundmi u shfaq në rrjetet sociale për të ndarë videon e vendosur në një remix të këngës së saj të vitit 2005 duke publikuar një video montazh 30 sekondash të krizës në Ukrainë.

“Pushtimi i kotë dhe i lakmia e Rusisë në Ukrainë DUHET të ndalet!! Putin ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës,”, -shkruan ajo.

Madonna e ka titulluar videon e saj: “Ne ju mbështesim President Zelensky!! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj!

Menjehere pas ketij veprimi, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka filluar ta ndjekë në Instagram këngëtaren.

Author: vizional