“Lajme interesante për ndjenjat po vijnë”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën...

“Lajme interesante për ndjenjat po vijnë”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

443
0

Dashi

 

Në dashuri nëse jeni vetëm tani nuk doni të angazhoheni dhe po preferoni një dashuri part time. Në punë, megjithatë, shumë telashe të vogla do të ngrenë në krye.

 

Demi

 

Në dashuri ekziston mundësia e dialogut, ju që jeni në lidhje keni nevojë të flisni. Në fakt kohët e fundit nuk kanë munguar diskutimet me partnerin/en, duke u kthyer në debate konflikti. Një lajm i mirë vjen në punë, një mik do ju bëjë një propozim.

 

Binjakët

 

Lajme interesante për ndjenjat po vijnë, prandaj nëse jeni vetëm, shikoni përreth. Dilni nga shtëpia dhe gjeni guximin për të ecur përpara. Sa i përket punës, keni intuitë të mirë

 

Gaforrja

Nuk përjashtohet mundësia e një dashurie me shikim të parë këtë të martë 9 nëntor. Këtë ditë, ndjenjat janë më në fund protagoniste në jetën tuaj. Në punë po vijnë lajme, doni të ndryshoni.

 

Luani

 

Disonanca e Venusit dhe Diellit ju ftojnë për të bërë kujdes në raportin në çift, rikuperim do të ketë gjithsesi nga pasditja. Pas datës 16, dritë jeshile për projekte të reja pune.

 

Virgjëresha

 

Dita e martë fillon me ritme të ngadalta, keni kaq shumë gjëra për të bërë dhe lodhja ndihet edhe në raportin në çift. Në punë, nga ana tjetër, duhet të përfshiheni dhe të bëni diçka të re.

 

Peshorja

Pasditja e së martës do të jetë më e mirë se mëngjesi, bëni kujdes që të mos nxitoheni për të dalë me vendime. Nëse keni nevojë të flisni me një shef, lini një takim për dy ditët në vazhdim.

 

Akrepi

 

Në mëngjes ka shumë tension me partnerin/en, ajo që duhet të bëni është të fashitni sherret. Njohje të reja në punë, lajme interesante po vijnë.

 

Shigjetari

 

Kujdes nga polemika të kota, Hëna është më dizavantazh me shenjën tuaj ndaj ju ftoj të bëni kujdes. Në periudhën nga data 17 deri në 30 nëntor, në punë do të keni mundësi të arrini diçka më shumë.

 

Bricjapi

 

Në dashuri ka një rikuperim të mirë, shfaqen mundësi për të ndrequr një marrëdhënie. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni një aktivitet të pavarur, mund të fitoni diçka më shumë.

 

Ujori

 

Në dashuri janë të mundshme zënka të vogla. Në punë, megjithatë, edhe nëse e ardhmja ju shqetëson, përpiquni të jeni të duruar.

 

Peshqit

 

Në dashuri, nëse jeni të interesuar për një person të zënë, rruga do të jetë pa pengesa këtë të martë. Nga ana tjetër në punë janë të favorizuar profesionistët e lirë, lajme të reja po shfaqen në horizont