Kylian Mbappe, është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Paris Saint-Germain.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, këtë javë vazhdimisht është pyetur për Lionel Messin, pas fjalëve të Neymar se ai dëshiron të luajë me argjentinasin sezonin e ardhshëm, raporton Gazeta Express.
Por ai zbuloi se kanë bërë përparime të rëndësishme në negociatat e kontratës me Mbappen, marrëveshja aktuale e sulmuesit francez skadon në vitin 2022.
PSG-ja është e vetëdijshme se do të jetë e vështirë për t’i mbajtur të dy Neymarin dhe Mbappen në klub, kontratat e të cilëve skadojnë verën e ardhshme, por francezët nuk kanë hequr dorë nga përpjekja.
Ende nuk ka asgjë konkrete të nënshkruar, por ka shumë më pak re mbi sipërfaqe sesa kishte më parë lidhur më kontratën e re të Mbappes.
Neymar gjithashtu është afër rinovimit, dhe rikthimi te Barcelona duket më pak i mundur, pasi që edhe gjatë javës së kaluar ai e ka ftuar Messin që të bashkohet më të në Paris.
Leonardo tashmë e ka bërë të qartë se nuk është koha për të folur për Messin, me synimin kryesorë të klubit tani për të siguruar qëndrimin e dy yjeve në skuadër.
Duke sjellë argjentinasin, ata mund të bënin më të lehtë rinovimin për Mbappe, me dëshirën e tij për tituj, ashtu edhe për Neymar, i cili dëshiron të luajë futboll me mikun e tij.