Kush është kënga që ka lënë gjurmë në jetën e Lulzim Bashës...

Kush është kënga që ka lënë gjurmë në jetën e Lulzim Bashës dhe pse

793
0

Gjergj Leka në emisionin e tij në News 24 na zbulon detaje nga muzika që kanë të bëjnë me jetën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

“When the rain begins to fall”, sipas Lekës është një nga ato hite që të lë të kuptosh se Lulzim Basha është nga ata që bën gjithçka për dashurinë.

 

“Më ka bërë përshtypje kënga e familejs Basha “When the rain begins to fall” (Kur shiu fillon të bjerë). Është këngë që vetëm një intenditor mund ta kërkonte, pastak kur bëra ca llogari më doli ajo që doja. Është një këngë e vitit 1984, një duet i interpretuar nga Jermaine Jackson & Pia Zadora, jo shumë e njohur në Shqipëri. Unë mendoj që mund të jetë vetë Lulzim Basha apo ndonjë student tjetër si ai që ka studiuar në Hollandë që mund ta ketë sjellë. Jemi në vitet ’84 kur është kulmi i muzikës bluz dhe muzikës elektronike. Kjo këngë pasqyron të gjithë këto element. Ka edhe një element tjetër të bukur, tekstin shumë origjinal. Referni thotë se: Kur shiu fillon të bjerë ti je si ylber që del në qiellin tim. Unë do të kap dhe nuk dua të më pyesësh përse. Kur shiu fillon të bjerë unë do jem rreze dielli në jetën tënde.

 

Këto vargje më bëjnë të mendoj se zoti Basha bën çdo gjë për dashurinë. Sepse me pak fjalë, kënga thotë si duhet ta mbrosh dashurinë ndaj rreziqeve që i kanosen dashurisë. Mjafton kjo këngë për të zbërthyer ndjenjat e Lulzim Bashës dhe familjes, edhe e zonjës Aurela. Mos të them që edhe kënga ka qënë sebep që ata të dy janë lidhur”, – thotë Leka.

 

Burimi: Balkanweb