Kush është GRAFIK-DIZAJNERI që me një levë në dorë bëri grabitjen spektakolare...

Kush është GRAFIK-DIZAJNERI që me një levë në dorë bëri grabitjen spektakolare te Komuna e Parisit (PROFIL- VIDEO)

579
0

Policia ka vënë sot në pranga autorin e grabitjes spektakolare që ndodhi dy ditë më parë te Komuna e Parisit.

 

Sipas “Newsbomb.al “, autori quhet Deivis Kuqo dhe është me profesion grafik-dizajner.

 

28-vjeçari me vetëm një levë hekuri në dorë, dhe i maskuar me kapuç vodhi një pikë filali të dhënies së kredive te Komuna e Parisit.

 

Sipas policisë, me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, grafik-dizajneri i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celularë.

 

Njoftimi i Policisë:

 

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë.

 

Zbardhet vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.

 

Vihet në pranga 28-vjeçari.

 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarja dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë një sasi lekësh, në një zyrë kredidhënieje në shuma të vogla, organizuan punën dhe nën drejtimin e prokurorisë, duke përdorur metodat proaktive, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohej autori i kësaj ngjarjeje.

 

Në bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Designer”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.

 

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj.

 

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1030050344022074/