Kur të famshmit shkelin të drejtat e të tjerëve

Kur të famshmit shkelin të drejtat e të tjerëve

474
0

taylor-swift-brings-the-1989-world-tour-dublin-june-2015-billboard-650

Të jesh një personalitet i famshëm, ndryshe nga mendojmë ne, nuk është aspak një punë e lehtë, pasi përveç të mirave materiale që sjell, janë edhe anët negative. Kur dikush ua cenon lirinë dhe privatësinë yjeve të shoubiznesit, natyrisht se shumica prej tyre i drejtohen gjykatës dhe iniciojnë proces gjyqësor. Mirëpo, ka edhe të atillë, që iniciojnë procedura gjyqësore edhe kundër të famshmëve, pasi edhe këta nuk janë të pagabueshëm dhe shpesh shpërthejnë me zemërimin e tyre, po edhe bëjnë veprime që shkelin të drejtën e të tjerëve.

Oprah Winfrey është një fqinje shumë e keqe. Së paku kështu mendon një fqinj i saj, i cili e ka akuzuar miliarderen se prona e saj e bllokon qasjen në shtigjet e bjeshkëve, të cilat më parë kanë qenë të hapura për banorët lokalë. Taylor Swift është paditur për numrin 13. Kompania “Blue Sphere Inc”, për prodhimin e rrobave, thotë se ka pasur markën tregtare “Lucky 13“ për 20 vjet, por Taylor më 2012 ka filluar ta përdorë këtë frazë për produktet e saj zyrtare. Ata kërkojnë që asaj t’i ndalohet ta përdorë këtë frazë. Catherine Heigl është paditur nga një dyqan, pasi ajo ka postuar një foto para vitrinës së tij, duke bërë një pozë përqeshëse. Asaj i janë kërkuar 6 milionë dollarë dëmshpërblim.

Britney Spears është paditur nga një valltare rezervë, pasi këngëtarja gjatë një prove të vallëzimit e kishte goditur valltaren, duke ia thyer hundën. Nicki Minaj është paditur nga krijuesi i parukave të saj, i cili thotë se këngëtarja ia ka vjedhur parukat e tij dhe i ka shitur sikur të ishin të sajat. Këngëtarja Alanis Morisett e ka paditur shërbëtoren e saj, duke thënë se ajo ia kishte vjedhur qenin, derisa ishte në pushime me burrin e saj. Ajo insiston se shërbëtorja e saj është tepër e lidhur me qenin e saj. LeAnn Rimes e ka paditur dentistin e saj, sepse nga pakujdesia ka shkaktuar dëm të riparueshëm në dhëmbët e saj dhe me këtë ia ka rrezikuar karrierën./ZËRI

Shperndaje