Kujdes kur blini një makinë të përdorur, nëse nuk i dini këto...

Kujdes kur blini një makinë të përdorur, nëse nuk i dini këto hile

1365
0

Kilometrat e përshkuara janë shpesh shigjeta e peshores. Mund të rastisë që gjen rishitësa apo persona që shesin makinën e tyre, që “fusin dorë” në kilometrazh për ta “rinuar” makinën. Por duhet të mësosh të shohësh sinjale të tjetra që tregojnë gjendjen e makinës.

 

Karroceria

 

Kontrollo që karroceria e makinës të mos ketë ndryshk. Verifiko mbylljen e dyerve e të kofanos dhe shiko nëse boja e makinës është homogjene pasi makina mund të ketë pësuar aksident nëse lyerja nuk është e njëtrajtshme.

 

Gomat

 

Nëse janë shumë të konsumuara, vlera e makinës duhet ridiskutuar. Po ashtu, nëse gomat janë konsumuar në mënyra jouniforme, atëherë kjo mund të tregojë se makina ka defekte të tjera si p.sh në frenim.

 

Pjesa e brendshme dhe kroskoti

 

Nëse timoni është i konsumuar, është e mundur që makina të ketë më shumë se 100 mijë kilometra. Kontrollo që të ketë airbag apo Abs. Provoni të përmbysni sediljen e parë dhe verifikoni nëse punojnë butonat dhe komandat.

 

Motori dhe mekanika

 

Hap kofanon dhe kontrollo nëse ka lëngje apo vajra të derdhura dhe që bateria nuk është e gërryer e që testata nuk filtron vaj, shkruan Scan. Për një kontroll të pjesëve më delikate të motorit nevojitet një kontroll në ofiçinë.

 

Bëj një xhiro provë shumë të kujdesshme

 

Është shumë e rëndësishme që të bësh një xhiro në rrugë me makinën që dëshiron të blesh, mundësisht të shoqëruar nga një mekanik i besuar.

 

Gazi që shkarkon

 

Pasi ndizet dhe ngrohet motori, pasi disa minutash provo të shtypësh gazin deri në fund. Nga skapamentoja nuk duhet të dalë tym me ngjyrë blu, sepse kjo tregon se motori djeg vaj, në rastin e motorëve me benzinë ose tym i zi që tregon se injektorët e filtrat janë të bllokuar, në rastin e motorëve me naftë.

 

Zhurma e motorit

 

Duhet të jetë, në limitet e mundura, sa më pak i zhurmshëm. Përndryshe është simptomë e problemeve me marmitën ose me sistemin e shkarkimit.

 

Pjesët elektrike

 

Kontrollo funksionimin e dritave, pasqyrave, dritave të brendshme e llambave të tjera të kroskotit.

 

Marshet

 

Duhet të futën lehtësisht dhe për asnjë arsye nuk duhet të ndryshojë nëse nuk janë të pozicionuara në shinën e duhur.

 

Loja e timonit

 

Timoni nuk duhet të ketë zona “të vdekura” gjatë ecjes. Nëse gjatë rrotullimit timoni reagon pak , mund të jetë që kutia e drejtimit duhet rishikuar.