“Kufiri me Malin e Zi”, Vetëvendosja hedh gaz lotsjellës dhe në mbledhjen...

“Kufiri me Malin e Zi”, Vetëvendosja hedh gaz lotsjellës dhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

2713
0

download_1470827653-4146197

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është hedhur gaz lotsjellës. Në këtë mbledhje ku po merrnin pjesë edhe opozita po diskutohej për caktimin e seancës së Demarkacionit. Mbledhja për momentin është ndërprerë.

Sipas mediave kosovare, ka qënë kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ai që ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen ku po pritej të caktohej dita dhe rendi i ditës për seancën e radhës së Kuvendit.

Ishte paralajmëruar që në këtë mbledhje pritej të vendosej që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi të procedohej për votim e miratim në Kuvend. Po ashtu ishte paralajmëruar që seanca e Kuvendit të mbahej nesër, të enjten.