“Ku ndodhemi ne, për kë kemi votuar ne”, denoncimi i banorëve të rrugës Ali Kuka në Tiranë: Nuk hapim dot çezmat, ujërat e zeza janë përzier me të bardhat

Banorët e kryeqytetit në rrugën Ali Kuka kanë denoncuar për kamerën e Faxnews një problematikë që kanë hasur ditët e fundit. Sipas tyre prej 5 ditësh ujërat e zeza janë përzier me ujërat e bardha dhe në rubinetat e çezmave të tyre shkon vetëm ujë i ndodtur. Sipas një banoreje të lagjes ata janë ankuar në UKT-në e Tiranës, të cilët i kanë premtuar zgjidhje por që akoma asgjë nuk ka ndodhur.

“Besnike Ballazi quhem dhe kam ngritur problemin e ujërave të zeza, faleminderit dhe juve që jeni këtu për kontributin.

Që nga fillim i rrugës janë përzierë ujërat e zeza me ujërat e bardha. Që në momentin që e konstatova jam shumë i zhgënbjyer nga ky shtet. Të shikosh nga fillimi i derës së banesës sime është një katrahurë.

Ku ndodhemi ne, për kë shtet kemi votuar ne, nuk hapim dot çezmat se na vijnë ujërat e zeza në shtëpi

E kam numrin e inxhinieres së UKT-së në telefon dhe më ka thënë që do ta rregullonin të hënën dhe nuk kanë bërë asgjë.

Ne jemi 30-40 banorë, mos shiko se jemi pak këtu, por pjesa tjetër janë në punë”, tha një banore

“Kam mbi 50-vjet që jetoj këtu, unë kështu e gjeta dhe kështu po e lej. Ne dhe një kanal që e kemi bërë e kemi bërë me forcat tona. Është shumë disnivel për shkarkimin e ujërave të zeza”, tha një tjetër banor.

Author: vizional