KryesoreKongresi i UEFA mbajti heshtje, kush janë legjendat shqiptare që u nderuan

KryesoreKongresi i UEFA mbajti heshtje, kush janë legjendat shqiptare që u nderuan

469
0

Sot në Romë po zhvillon punimet Kongresi i 43-të i UEFA-s. Një nga momentet më prekëse të këtij Kongresi ishte nderimi që iu bë figurave të futbollit që u ndanë nga jeta përgjatë një viti. Në fjalën e tij presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, ftoi të pranishmit në sallë të mbanin një minutë heshtje për të gjithë figurat e shquara të futbollit që u ndanë nga jeta për gjatë këtij viti. Midis personaliteteve që u nderuan ishin edhe dy figura të futbollit shqiptar, që i prinë listës së legjendave. Ata janë Skënder Hyka ish-lojtar i Tiranës së viteve ’60 dhe Mikel Janku ish-portier i Partizanit të viteve ’60, që u nda nga jeta pak ditë më parë. Emrat e tyre u shfaqën në ekran, ku lista mbyllej me një mesazh inkurajues për familjarët e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala.