Kryebashkiaku RILINDAS i Gjirokastres GOLEMI ka harruar te beje shkollen e mesme,...

Kryebashkiaku RILINDAS i Gjirokastres GOLEMI ka harruar te beje shkollen e mesme, por jo UNIVERSITETIN.

423
0

Një kryebashkiak që prej vitesh kishte informuar opinion publik se gjimnazin e jetës së tij e ka përfunduar në Fier, rezultoj një gënjeshtër e madhe. Sipas rregjistrit të gjimnazit «Janaq Kilici», ai është regjistruar për herë të parë në vitin 1993, pra Golemi ka krye vetëm vitin e katër në qytetin e Fierit, ndërsa tri vitet e tjera nga viti 1990-1993, ai e ka krye gjimnazin në Leskovik (Më afër është Tirana se sa Leskoviku nga Gjirokastra) Shkurt fare: Golemi e kanë marrë prej veshi prindërit e tij dhe e kanë ulur direkt në vitin e katër të gjimnazit. Vetëm një i çmendur mund të besoj se gjimnazi «Jani Vreto» i Leskovikut është më cilësor se gjimnazi i Kardhiqit. Por skandali vazhdon më tej, sepse ai figuron me dy numra të ndryshme amze në dy gjimnaze të ndryshe gjatë periudhës 1990-1993. Natyrshëm lindin katër pyetje për të:

1) Pse emri yt figuron në dy gjimnaze të ndryshe në të njëjtën kohë ?

2) Në çfarë gjimnazi i ke kryer tri vitet e para: në Leskovik apo në Kardhiq (Gjirokastër) ?

3) Pse vitin e parë të gjimnazit të Kardhqit rezulton më mesatare jo të kënaqshme, ndërsa në Leskovik rezulton gjenial ?

4) Pse opinion publik e ke informuar që unë kam jetuar katër vite në qytetin e Fierit dhe kam qendruar tek motra, ku atëherë motra jote nuk ishte martuar ende ?