Kritikat për emrin “Air Albania”, Duka: Erion Braçe të japë lekët, dhe...

Kritikat për emrin “Air Albania”, Duka: Erion Braçe të japë lekët, dhe i vëmë emrin e tij stadiumit

488
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i është përgjigjur disa pyetjeve për stadiumin më të ri në kryeqytet e që prej sot do të quhet “Air Albania” por dhe çështje të tjera që kanë shkaktuar polemika si ajo e biletave.

Duka i është përgjigjur kritikave të zv.kryeministrit Erion Braçe, me një batutë. Ai ka thënë se nëse Braçe ka qefmbetje për emrin e stadiumit, mund të kishte paguar paratë dhe të hynte në garë në mënyrë që stadiumit t’i vendosej emri i tij.

“Nuk dua të bëj debat për emrin e stadiumit që mund të ishte “Qemal Stafa”, apo të ishte një prej lojtarëve të mëdhenj që ne kemi. Ky është një investim i FSHF-së me një donacion nga UEFA. Qeveria shqiptare na ka mbajtur padrejtësisht edhe TVSH-në, që duhet të na kthehet. Pjesa e komercializimit të emrit nuk u shpik nga ne, por bëhet në gjithë Europën. Stadiumi është edhe më i vështirë të mirëmbahet, pasi kemi nevojë për pjesën financiare. Nuk kam replikë me Erjon Braçen, por nëse ka kritika, atëherë t’i japë ai lekët dhe ia vendosim ne emrin e tij stadiumit. Ka shumë vështirësi në mirëmbajtjen e stadiumit dhe do të mundohemi që ky stadium të përdoret nga klubet shqiptare dhe të mos përdoret vetëm si një monument për t’u përdorur nga Kombëtarja. Ne do mundohemi të mbajmë për ekipet e kryeqytetit shifrat e ish-Qemal Stafës. Me zgjidhje më të mirë se Arena Kombëtare, është e vështirë të ketë,” tha Duka.