Klubi bëri të ditur se 11 futbollistë kishin dalë pozitiv në testet e fundit dhe ishin izoluar menjëherë sipas rregulloreve shëndetësore në vend, edhe pse nuk shfaqnin situata shqetësuese
HOLANDË– Ajax është goditur rëndë nga koronavirusi një ditë para ndeshjes kundër Midtjylland për Champions League. Ndeshja do të luhet në Danimarkë, ndërsa klubi holandez është detyruar të udhëtojë me 17 lojtarë, pasi disa futbollistë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Klubi bëri të ditur se 11 futbollistë kishin dalë pozitiv në testet e fundit dhe ishin izoluar menjëherë sipas rregulloreve shëndetësore në vend, edhe pse nuk shfaqnin situata shqetësuese. Sipas rregulloreve të UEFA-s, nëse një skuadër ka të paktën 13 lojtarë dhe 1 portier negativ, ajo duhet të vazhdojë sipas planit pjesëmarrjen në aktivitet.