Koronavirus, Rama i papërmbajtshëm: Po çfarë show o ju marrtë e mira?...

Koronavirus, Rama i papërmbajtshëm: Po çfarë show o ju marrtë e mira? S’po kuptohemi, kjo luftë kërkon të marrë mijëra njerëz (ORARI I LËVIZJES NESER)

484
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat se masat e marra dhe shpërndarja e videove të ndihmave apo atyre informuese në lidhje me Covid-19 janë për show.

 

“Po çfarë show o ju marrtë e mira”, ka qenë përgjigjie e kryeministrit duke theksuar se të gjitha masat përfshira dhe lëvizjen me orare të kufizuara bëhet për të luftuar një armik që kërkon të marrë mijëra jetë njerëzish. Ndërkaq gjatë fjalës së tij kryeministri tha se nga e hëna orari i lëvizjes do jetë njësoj, qarkullimi do të rihapet në 5 të mëngjesit deri në orën 13:00.

 

“Nesër në 5 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që do të shkojnë në punë dhe deri në 13:00 do të keni kohë plot. Shoh që po qaheni për oraret. Nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf dhe as për komoditet por për parandalimine  jë lufte që kërkon të marrë mijëra njerëz me vete. Se kuptoj ca lidhje kanë oraret me rrëmujën dhe për të mos respektuar rregullat”, tha Rama.

 

Pjesë nga fjala e Ramës:

 

Dua tju informoj se deri dje ne kemi munudur të ndihmojmë mijëra familje. Do të vazhdojmë pa pushim të trokasim në dyert e familjeve të prekura nga tërmeti, të moshuarit e familjet e varfra.

 

Disa prej jush  si lë vesi i keq i  të folurit pa lidhje apo zakoni i madh i të folurin politik nuk  e ndalojnë dot vetem pa shkruar komente të ulëta për ata që nuk rrinë në shtëpi por rrugëve  që tu shërbejnë njerëzve, që shohin video dhe flasin për show. Po çfarë show o ju marrtë e mira dhe e përdorin këtë informacion…

 

 

Po ku e patë ju marrtë e mira vjedhjen nga shtëpia apo men satelitët mbrapsht. Flasin për popullin që po vdes për bukë por për cilin popull e kanë këta kur deri dje rrinin në shtëpi duke luajtur e iphone. Ja ku më keni mua më shani sa të doni. Por ata që janë në shtëpi nuk kanë asnjë borxh të dëgjojnë të sharat  e tua. Ne do bëjmë të pamundurën dhe do vazhdojmë ta bëjmë…

 

Në këtë kohë lufte duhet solidaritet. Që nga mjekët deri te ushtarakët.

 

Nesër në 5 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që do të shkojnë në punë dhe deri në 13:00 do të keni kohë plot. Shoh që po qaheni për oraret. Nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf dhe as për komoditet por për parandalimine  jë lufte që kërkon të marrë mijëra njerëz me vete. Se kuptoj ca lidhje kanë oraret me rrëmujën dhe për të mos respektuar rregullat. Të mbajmë rradhë në vijë të drejtë njëri pas tjetrit.

 

Disa thonë mbylli për 2 javë pa dalë asnjë. Mirë por po për të ngrënë si  do ja bëjmë….