Covid-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish. Flamur Shasha, një nga karateistët më të dalluar në Kosovë dhe jo vetëm ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e jep Federata e Karatesë në Kosovë. 38 vjeçari Shash ka dhënë një kontribut të madh në sport, duke treguar përkushtim dhe dashuri.
Postimi i FKK:
“Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Peja Flamur Shasha. I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate. Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues
Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare”