Në emër të grupit parlamentar demokrat, deputet Halit Valteri depozitoi në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për PPP Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren
“Siç kemi paralajmëruar edhe pas votimit të këtyre 2 mega skandaleve korruptive, grupi parlamentar demokrat i ka drejtuar me një kallëzim penal Prokurorisë së Tiranës dhe për dijeni, Prokurorisë së Përgjithshme”, deklaroi Halit Valteri.
Më tej vazhdoi:
“Në këtë kallëzim denoncohen me fakte duke u bazuar edhe me dekretet e kthyera te presidentit dhe raportin e KLSH-së. Denoncohet i gjithë zinxhiri-vendimmarrës, që nga specialisti më i thjeshtë deri te zyrtari më i lartë, që me këtë skeme korruptive i kanë ngarkuar në kurriz shqiptarëve një borxh publik qindra miliona euro” tha Halit Valteri pasi depozitoi kallzimin në prokurori.