Komisioni i Apelit i UEFA-s e rrëzoi sot ankesën e Skënderbeut për vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës që e pezullonte për 10 vjet nga aktivitetet evropiane bashkë me 1 milion euro gjobë. Në një reagim të klubit korçar thuhet se Apeli la në fuqi vendimin e parë, por brenda afateve ligjore, do të paraqesë ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin sipas paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Skënderbeu deklaron se është i sigurt në pafajësinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit.