Kombinimi i këtyre dy erëzave ul rrezikun e kancerit

Kombinimi i këtyre dy erëzave ul rrezikun e kancerit

525
0

screenshot_14-4

Sipas një studimi të ri, kombinimi i specit djegës dhe xhenxhefilit është i duhuri për të luftuar kancerin.

Sipas hulumtuesve shkencorë, përbërësi kaspaicin, që gjendet tek speci i kuq djegës, mund të kthehet në luftues i kancerit kur kombinohet me një përbërës tjetër të xhenxhefilit, të quajtur 6-gingergol.

Këta dy përbërës së bashku formojnë një përbërës super të fortë që frenon receptorët kyç në zhvillimin e tumorit.

Përgjatë disa javëve, hulumtuesit shkencorë nga “American Chemical Society” ushqyen minjtë e rrezikuar nga kanceri i mushkërisë ose vetëm me spec të kuq djegës apo xhenxhefil, ose duke i kombinuar të dyja bashkë. Gjatë studimit, tek minjtë që morën vetëm spec djegës u zhvillua tumor kanceroz në mushkëri, ndërsa tek minjtë që u ushqyen me xhenxhefil, vetëm gjysma e tyre u prekën nga qeliza kanceroze.

Përqindja ishte edhe më e ulët, vetëm 20%, tek minjtë që u ushqyen me të dyja përbërësit. Autorët kryesor të studimit,  Jiahuan Li, Gangjun Du, dhe kolegët e tyre duan të bëjnë më shumë kërkime për të gjetur prova më bindëse në lidhje me efektin e këtyre dy erëzave në parandalimin e kancerit.