Sor Kombetarja jone do të zbresi në fushë për të luajtur takimet kundër Francës. Kuqezinjtë do të jenë në transfertë, atje ku kanë një përballje nga më të vështirat. Trajneri Italian i Kombetares tone ju ka kerkuar te tijeve qe te jene 11 luane perballe “gjelave” te Frances. Per trajnerin ky eshte pertej nje testi sepse tregon edhe mundesite reale per te shpresuar ose jo per me tej.
Sa i përket formacionit të mundshëm që pritet te kuqezinjtë, nuk ka vend për shumë ndryshime nga trajneri Reja. Strakosha e nis në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Lenjani, Gjimshiti, Mavraj, Ismajli dhe Hysaj.
Për të vazhduar me mesfushën atje ku një vend do të ketë edhe për Ramadanin, në krahë të Xhakës dhe Abrashit.
Ndërsa dyshja e sulmit që do të provojë kërcënimin e portës kundërshtare është Uzuni-Balaj.