Knut Fleckenstein kundër Ramës: Dekreti i Presidentit të merret seriozisht

Knut Fleckenstein kundër Ramës: Dekreti i Presidentit të merret seriozisht

501
0

Kryeministri Edi Rama bashkë me delegacionin që e shoqëron ndodhen në një vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të komunikimeve për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

Rama pritet të zhvillojë edhe disa takime të të rëndësishme ku është parashikuar edhe një takim në orën 19:00 me Presidentin e Komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe më pas të dy të dalin në një konferencë shtypi, njofton Faxweb.

Ndërkohë, në kuadër të një aktiviteti me temë: “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, kanë folur edhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe eurodeputetja Monika Makovei. Fleckenstein tha gjatë fjalës së tij se është i informuar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri dhe ka bërë thirrje që ato të merren seriozisht, duke ju referuar këtu kërkesave të Presidentit Meta, por duke shtuar se BE-së nuk i takon të ndërhyjë në politikën e brandshme të Shqipërisë.

“Kam lexuar që Presidenti  është i shqetësuar për situatën dhe se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Ne duhet ta marrim këtë seriozisht edhe pse ne nuk na takon që të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë”tha Fleckenstein.

Duke folur rreth procesit të negociatave, Fleckenstein tha përgëzoi Shqipërinë për progresin e bërë sipas tij, dhe gjithashtu i bëri thirrje shteteve anëtare të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë duke tërhequr edhe vëmendijen se disa shtete anëtare të BE nuk ndajnë të njejtin qëndrim me Parlamentin dhe Komisionin Europian lidhur me këtë çështje.