Klubet shqiptare, një milion e 225 mijë euro të sigurta nga Evropa

Klubet shqiptare, një milion e 225 mijë euro të sigurta nga Evropa

488
0

Janë 1 milion e 225 mijë euro të ardhura të sigurta për katër klubet shqiptare, edhe në rast se dështojnë në turet e para të Kupave të Europës. UEFA ka shtuar të ardhurat për klubet që marrin pjesë në kompeticionet e saj (Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës). Për momentin, Kukësi ka 580 mijë euro të sigurta, pasi 320 mijë i merr si pjesëmarrës në turin e dytë paraeliminator të Champions-it dhe 260 të tjera si kampione e Shqipërisë. Sipas rregullores së UEFA, shpërblimi për ekipin kampion nuk jepet vetëm në rast se Kukësi arrin të kalojë deri në fazën e grupeve të Champions-it, që do të ishte një rekord historik. Ndërkohë, Partizani, Tirana dhe Skënderbeu marrin nga 215 mijë euro vetëm për faktin që marrin pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës. Kujtojmë se edicionin e kaluar Shqipëria humbi 260 mijë eurot për klubin kampion (për shkak të pezullimit të Skënderbeut) dhe po ashtu u paraqit me tri ekipe në Europë. Kjo pa dyshim që penalizoi futbollin tonë jo vetëm financiarisht, por edhe sa i përket imazhit në Europë. Kukësi 320 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e dytë të Championsit dhe 260 si kampione. Raundi i parë i Europa Ligës Skënderbeu, Partizani dhe Tirana do të përfitojnë secili nga 215 mijë euro.