Qendërmbrojtësi shqiptar ka impresionuar këtë sezon deri tash me paraqitjet e tij tek Verona
Marash Kumbulla po shkëlqen këtë sezon me Veronën në Itali, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti shqiptar ka qenë njëri prej mbrojtësve më stabilë në Serie A deri tash.
Për këtë, klubet e mëdha evropiane ia kanë vënë syrin atij.
20 vjeçari është bërë objektiv i klubeve të njohura si Manchestesr United, Chelsea, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Juventus, Inter dhe Napoli.
Mediat italiane shkruajnë se Verona i do 25 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit të ardhshëm të Kombëtares shqiptare.
Kumbulla pritet të largohet nga ekipi aktual gjatë verës për t’iu bashkuar ndonjërit prej këtyre klubeve.
Ai po luan me sukses tek Verona përkrah futbollistit tjetër shqiptar, Amir Rrahmani