Kjo nuk pritej, deputetja shqiptare vendoset në krye të monitorimit të zgjedhjeve...

Kjo nuk pritej, deputetja shqiptare vendoset në krye të monitorimit të zgjedhjeve në Azerbajxhan

362
0

 

 

Deputetja e PS Elona Gjebrea është zgjedhur kryetare e Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Azerbajxhan më 9 shkurt 2020.

 

Përzgjedhja e Gjebreas vjen edhe si vlerësim i arritjeve të saj si anëtare e Byrosë ekzekutive e Asamblesë parlamentare të OSBE.

 

Mësohet se ajo ka nisur punën për përgatitjen e misionit të vëzhgimit nga ku do ofroj të gjithë ekspertizën e saj në proceset zgjedhore parlamentare.

 

Kjo është hera e parë që një deputete e Shqipërisë do të jetë në Baku në një nga misione të rëndësishme si OSBE/ODIHR për të drejtuar një proces zgjedhor.