Kjo është Kristjana, 16-vjeçarja nga Lushnja që sulmoi të moshuarën me spraj...

Kjo është Kristjana, 16-vjeçarja nga Lushnja që sulmoi të moshuarën me spraj lotësjellës për ta grabitur. E njohur në Tik Tok dhe Instagram, pjesë e klipeve muzikore!

702
0

Pjesë e videoklipeve shqiptare, e njohur në aplikacionin ‘Tik Tok’ dhe Instagram me 45 mijë ndjekës, Kristjana Beqiri është 16-vjeçarja që në bashkëpunim me të dashurin e saj Julian Kiptiu hynë në banesën e të moshuarës Lume Zela për të grabitur. Kristjana është shtirur si e sëmurë në mënyrë që të futej në banesë aty ku i ka hedhur të moshuarës sprajt lotësjellës, e ka dhunuar dhe mbyllur në një dhomë. Ajo madje e ka kërcënuar se do ta vriste nëse nuk pushonte së foluri.

Në profilin e saj në Instagram Kristjana shihet se ka marrë pjesë në disa videoklipe, ajo me këngëtarin Stine bie më në sy.

Ndërkohë që dhe shkrimet poshtë fotove provokuese, ajo shkruan: “Alo zemra një çantë me lekë gati? A keni parë ndonjë vajzë të çmendur?”, janë disa nga postimet e saj.

 

SI NDODHI SULMI NDAJ TË MOSHUARËS?

 

Kristjana i ka kërkuar që ta lejojë që të hyjë në shtëpi me “historinë” se ishte e sëmurë me vrimë në zemër. Gruaja e la të hynte, duke i dhënë edhe një gotë me ujë, ndërsa në këtë moment, ajo e ka qëlluar me spraj djegës, e ka kapur nga duart dhe e ka mbyllur në dhomë. “Më tërhoqi zvarrë”,-tha Lume Zela, e moshuara, në rrëfimin e saj pas ngjarjes.

 

Vajza adoleshente nisi kërkimin nëpër shtëpinë e Zelës për të gjetur send me vlerë, ndërsa pasi ka parë që nuk ka mundur të gjejë dot asgjë, ka telefonuar shokun e saj, 18-vjeçarin Julian Kiptiu, i cili dyshohet se e ka ndihmuar të largohet nga banesa e të moshuarës. Pasi dy adoleshentët janë larguar, e moshuara thotë se e kanë lënë të kyçur në dhomë. Ajo ka dalë duke thyer xhamin, ka telefonuar policinë dhe ka mundur të shpëtojë. Gruaja tha pas ngjarjes se në banesë ka patur disa florinj, të cilët nuk dihen nëse i ka marrë, pasi është ende duke kontrolluar.

 

Ngjarja është parë edhe nga fqinjët, të cilët kanë deklaruar në polici se kanë fiksuar momentin kur 16-vjeçarja ka trokitur në derë, por nuk janë afruar pasi kanë menduar se ishte mbesa e Lume Zelës. Të dy janë identifikuar dhe janë arrestuar nga Policia, ndërsa mbi ta rëndon akuza  e “Vjedhjes me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.