Solidariteti që kanë treguar shqiptarët në këto ditë të vështira është i rallë dhe nuk ka fjalë për t’i përshkruar. Por një vogëlushe shqiptare, e cila jeton në Itali ka prekur zemrat e të gjithëve me gjestin e saj.
Semona Ndou kishte mbledhur me ditë, javë e muaj pak nga pak që të bënte udhëtimin e ëndrrave të saj.
Vogëlushja shqiptare, e cila jeton në Firence donte të shkonte në Paris, por kursimet e saj i ka dhuruar për fëmijët e prekur nga tërmeti.
Lajmet e trishta që ajo dëgjonte e kanë prekur dhe ka dhuruar ato që kishte mbledhur. Ka qenë halla e saj që i ka dorëzuar kursimet e të voglës.
E vogla me një zemër të madhe dhe të bardhë ka thënë:
Udhëtimin mund ta bëj një herë tjetër, këto do i dërgojmë në Shqipëri.’’
Në kavanozin ku ajo ka ruajtur kursimet e saj, ka edhe një mesazh, shkruar bukur prej saj me shkrim dore:
Për të gjithë bashkëatdhetarët e mi që u tronditën nga tërmeti, unë jap kursimet e mia për t’i ndihmuar me keqardhje nga Firence. Semona.’’