Fatbardh Dervishi, Alias Doda, është i riu që plagosi me armë zjarri vajzën e re mëngjesin e sotëm në një hotel në autostradën Tiranë Durrës. Edis Koroveshi është identiteti i 23-vjeçares së plagosur e cila ishte e dashura e 32-vjeçarit që prej disa ditësh kishte ardhur nga Spanja. Burimet të “Fax News” bëjnë me dije se Fatbardhi ka qenë në gjendje të dehur dhe i është shkrepur aksidentalisht pistoleta duke plagosur vajzën në shpatull. 32-vjeçari pasi e ka plagosur të dashurën ka ikur nga hoteli dhe e ka lenë aty 23-vjeçaren. Ishin punonjësit e hotelit të cilët kanë njoftuar Policinë dhe ambulancën. Policia ka shpallur në kërkim autorin i cili është larguar me mjetin fuoristradë tip “Mercedez Benz GLE”, ngjyrë kafe.