Kësaj vajze dashuria ia shpëtoi jetën (FOTO)

Kësaj vajze dashuria ia shpëtoi jetën (FOTO)

936
0

Chiara Schober hante vetëm nga 39 kalori në ditë, një masë tejet e vogël për të ushqyer sa duhet organizmin e një personi të moshës së saj.

Në një peshë prej vetëm 25 kg, Chiara ishte ngujuar në një stil jetese shumë të rrezikshme për jetën e saj. Ajo ka ngrënë vetëm nga një fryt pjeshke në ditë dhe organizmi i saj nuk ka pranuar më shumë.

Gjërat ishin përkeqësuar edhe më shumë kur gjyshja e Chiaras kishte vdekur, dhe frymëzimi i saj për t’i përmirësuar gjërat ishte shuar pothuajse fare, transmeton ORAinfo.

Mjekët kishin filluar të shqetësoheshin se Chiara mund ta humbte jetën nga anoreksia mirë asgjë nuk do të përmirësohej nëse ajo nuk do njoftohej me Jason, 17 vjeçar.

Që nga fillimi i lidhjes Jason e kishte ftuar Chiaran në takime në restorante ku seroheshin ushqime të majme.

Tani Chiara i është rikthyer peshës së përshtatshme dhe siç thotë ajo gjithçka ka arritur falë të dashurit të saj.

“Ai ka qenë më mua qysh nga fillimi kur unë isha në depresion dhe anoreksike kështu që e di se ai më do me të vërtetë”, ka thënë Chiara. /gazetaexpress.com/