Lionel Messi ka fituar për të gjashtën herë Këpucën e Artë të Evropës.
Ylli argjentinas me 36 gola të shënuara këtë sezon në La Liga, ka arritur të fitojë Këpucën e artë të Evropës, duke lënë pas talentin Kylian Mbappe, që ka shënuar 33 gola në Ligue 1 me PSG-në.
Këpuca e Artë e këtij sezoni, ishte një rekord për Messin, që e fiton për të tretin vit më radhë.
Renditja për Këpucën e Artë:
Lionel Messi|36 gola (72 pikë)
Kylian Mbappe|33 gola (66 pikë)
Fabio Quagliarella| 26 gola (52 pikë)
Robert Lewandwoski| 22 gola (44 pikë)
Duvan Zapata| 22 gola (44 pikë)
Sadio Mane| 22 gola (44 pikë)
Pierre Emierikc Aubameyang| 22 gola (44 pikë)
Krzysztof Piatek| 22 gola (44 pikë)