Këngëtarja shqiptare: Një sheik arab më propozoi, e refuzova se ishte i...

Këngëtarja shqiptare: Një sheik arab më propozoi, e refuzova se ishte i shëmtuar

611
0

Të ndërtosh karrierën në Shqipëri është e vështirë”, tregon Fibi, një këngëtare e re, e cila ka arritur shumë shpejt të bëhet një nga emrat më të komentuar të showbiz-it. Vajza shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Zvicër, ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve kur u shfaq ‘topless’ në videoklipin në bashkëpunim me Getinjon. Tashmë Fibi rikthehet me një këngë të re, e cila është po aq e komentuar për shkak të luksit të tepruar që këngëtarja ka treguar në video.

Por si është jeta e këngëtares dhe si ia ka arritur ajo të fitojë famë? Në këtë intervistë për “Summer Pages”, Fibi na shpjegon se në fakt nuk e ka ndihmuar askush. “Gjithë jetën time kam qenë e zonja e vetes dhe paratë i kam fituar vetë. Paraja nuk e josh një femër të pavarur”, thotë këngëtarja, e cila tregon se ka marrë propozim nga një sheik arab i njohur në të gjithë botën.

Ka vetëm pak ditë që ke publikuar këngën e re “Sa herë”. Je e kënaqur me suksesin e saj?

Faktikisht kënga ka ecur mjaft mirë dhe më ka befasuar. Jam e kënaqur.

Klipi duket mjaft luksoz. Sa ka kushtuar?
Po, kjo ka qenë ideja, të duket sa më luks, dhe ka kushtuar shumë. E gjitha ajo që duket në klip, aq e bukur dhe aq luksoze, ka çmimin e saj.
Është e vështirë për një këngëtare të re të ndërtojë karrierën? Ti si ia ke arritur?
Është shumë e vështirë. Normal, kur e nis, nuk e di deri ku do mund të arrish. Është edhe fat. Sidomos për ne, që nuk na ndihmon asnjë dhe çdo gjë na duhet ta bëjmë vetë. Është shumë e vështirë.

Aktualisht, po punon për ndonjë projekt të ri?
Po, normalisht. Tani kemi filluar të mendojmë për projektin e radhës, për të cilin nuk mund të jap ndonjë detaj.
Thuajse në të gjitha klipet e tua dukesh joshëse dhe mjaft seksi. Beson se seksi shet?
Nuk di më çfarë të besoj, por normalisht çdo artist kujdeset në maksimum për ‘look’-un, dhe unë i kushtoj shumë rëndësi. Pse jo, shet, sidomos në kohët që kanë ardhur tani.
Deri ku do arrije për hir të famës dhe profesionit? Çfarë nuk do bëje kurrë për to?
Nuk do bëja shumë gjëra, që ndoshta për të tjerët janë normale. Nuk do të thotë që patjetër duhet të arrij majat. Nëse kjo do jetë e mundur, atëherë do mjaftojë veç puna e pandalshme, asgjë tjetër më shumë që mund të dëmtojë karakterin tim.
Si i ke raportet me kolegët? Ka xhelozi në showbiz?
Nuk e di, sepse nuk merrem fare, me asnjë. Thjesht një përshëndetje shkëmbej. Unë kam veç Evën dhe anasjelltas. Unë për vete nuk kam xhelozi për asnjë.
Si reagon Fibi ndaj thashethemeve?
Shpeshherë më vjen shumë inat për gjëra të pavërteta dhe nganjëherë dua të marr telefonin dhe të përgënjeshtroj. Por tashmë jam mësuar dhe nuk e vras mendjen më.
Ke të dashur?
Fibi është më ‘single’ se kurrë dhe shumë rehat.
Një vajzë e bukur si ti me siguri ka vëmendjen e të gjithë meshkujve. Sa propozime në ditë ke?
Po këto rrjetet sociale bëjnë të vetën. Normal që ka propozime, por nuk e di, nuk mund ta them me numër sa vijnë në ditë.
Joshesh nga paratë dhe meshkujt e pushtetshëm?
Jo, nuk më kanë joshur kurrë, pasi gjithë jetën time kam qenë e zonja e vetes dhe paratë i kam fituar vetë. Paraja nuk e josh një femër të pavarur.
Jeton prej disa kohësh në Zvicër, ku sigurisht vijnë njerëz të pasur nga e gjithë bota. Të ka propozuar ndonjë sheik arab?
Më vjen të qesh, sepse kjo ka ndodhur në fakt. Para disa kohësh më ka propozuar një i tillë, por kurrë nuk u mor parasysh propozimi i tij. Thjesht u anashkalua si shumë të tjerë.
Pse i the jo?
Sepse nuk më bëri përshtypje. As nuk ishte i bukur. Por është dikush që nuk besoj se do e kishte refuzuar ndonjë femër. Dikush që ka emër shumë të madh në të gjithë botën, është biznesmen.
Je ndjerë e kërcënuar prej tij, apo e frikësuar kur e refuzove?
Jo, përkundrazi. Është njeri me shumë klas. Por ideja që s’e pranova, normalisht e acaroi pak. Nuk pata frikë aspak, ishte shumë gentleman.
Po politikanë shqiptarë apo nga Kosova?
Jo, absolutisht, dhe as që dua të di për ta! U bënë bozë këto me këta politikanët, veç për pak emër.

Ti mendon se i bëjnë qëllimisht, për vëmendje?
Mendoj se po. Të gjithave mund të na propozojnë, jo vetëm politikanë, por nuk kemi dalë të tregojmë. Është qesharake! Nuk shitet jeta private për pak famë.
Çfarë nuk i fal kurrë një mashkulli?
Tradhtinë ndoshta, gënjeshtrën kurrë!
I vuan ndarjet, apo beson se gozhda del me gozhdë?
Nëse e do dikë, është normale të vuash. Por jeta më ka mësuar që të mos rrëzohem. Madje bëhem akoma më e fortë. /Bluetooth/