Këngëtari i njohur emocionohet pasi pa videon kur polici në protestë shpërtheu...

Këngëtari i njohur emocionohet pasi pa videon kur polici në protestë shpërtheu në lot

510
0

Videoja e një anëtari të Policisë së Kosovës, ku shihet me lot në sy në momentin kur po protestohej në Drenas në shenjë pakënaqësie për rastin e të miturës nga Drenasi, ka prekur zemrat e të gjithëve. Kantautori Flori Mumajesi ka publikuar këtë video në llogarinë e tij në Instagram. Videoja që ishte ripostuar nga një faqe tjetër, mban mbishkrimin “Një anëtarë i policisë së Kosovës ka shpërthyer në lot në momentin kur po protestohej në shenjë pakënaqësie për rastin e vajzës 16-vjeçare nga Drenasi. Teksa ata bënin thirrje se policët janë përdhunues, një polic në moshë është parë duke qarë. Pas këtij gjesti protestuesit kanë e kanë përqafuar të gjithë”. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme u protestua në Prishtinë, ndërsa sot në Drenas, qytetarë të shumtë u mblodhën për të bërë thirrje që të ndalohen abuzimet, ndërsa fajtorët të marrin dënimin e merituar.