“Kathimerini”: Ja kushtet që ka Greqia për integrimin e Shqipërisë

“Kathimerini”: Ja kushtet që ka Greqia për integrimin e Shqipërisë

770
0

Greqia nuk do të bllokojë ambicien e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian por duhet të kërkojë disa lëshime në këmbim, thonë analistët.

“Greqia nuk do i thotë jo asnjëit. Sidoqoftë do të vendosë kushtet e saja” tha një burim i afërt me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan gazeta ‘Kathimerini’ në një shkrim të publikuar mbrëmë vonë.

Vëzhguesit thonë se Athina do t’i kërkojë që Shkupi të zbatojë rreptësisht marrëveshjen e Prespes.

Në rastin e Shqipërisë, Athina pritet të kërkojë mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare.

Në tetor, Këshilli i Europës do të vendosë nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë apo jo.