KAROLINA KOSTALLARI – ADMINISTRATORJA MODEL NË ZEMRËN E METROPOLIT SHQIPTAR

KAROLINA KOSTALLARI – ADMINISTRATORJA MODEL NË ZEMRËN E METROPOLIT SHQIPTAR

983
0

Nga Halil RAMA

“Mjeshtër i Madh”

Për përkushtimin maksimal qytetar, dashurinë dhe ndershmërinë në marrëdhënie me komunitetin ajo vlerësohet nga qytetarët si një nga menaxheret model në administrimin e Njësisë

 

Njësia Administrative Nr.10 e Bashkisë së Tiranës, për vetë pozitën gjeografike (mes dy rrugëve, të Durrësit e Kavajës, nga sheshi “Skënderbej” në Lindje, bregu i Lanës në Jug e Unaza në Perëndim) është padyshim zemra e metropolit shqiptar.

Që prej 15 muajsh (nga tetori 2019), Administraore e kësaj Njësie është Znj.Karolina Kostallari, një përfaqësuese dinjitoze e elitës intelektuale të kryeqytetit.

Për përkushtimin maksimal qytetar, dashurinë dhe ndershmërinë në marrëdhënie me komunitetin ajo vlerësohet nga qytetarët si një nga menaxheret model në administrimin e Njësisë.

Treguesit më sinjifikativ në këtë njësi janë efektiviteti dhe efiçenca e personelit të saj, transparenca dhe sundimi i ligjit, llogaridhënia dhe pjesëmarrja e angazhimi qytetar. 

Që kur erdhi në drejtimin e kësaj Njësie, me besimin e kryebashkiakut model Erion Veliaj, administratorja Kostallari u fokusua tek evidentimi i problematikave që konsistonin në dëgjimin dhe vlerësimin e zërit qyetar si dhe në gjetjen e rrugëzgjidhjeve sa më efikase. Dhe të mendosh se ky fillim përkoi me fatkeqësinë e madhe natyrore – tërmetin e 26 Nëntorit 2019, ku padyshim pati dëmtime edhe në këtë njësi, barra e përgjegjësisë për Znj.Kostallari qe shume e madhe. Por ajo ia doli, jo vetëm t’i evidentojë saktësisht pasojat e këtij tërmeti shkatërrimtar, por edhe të përfundojë në kohë rekord dokumentacionin e duhur ligjor që qytetarët të përfitonin dëmëshpërblimin në funksion të rikontruksionit të banesave të dëmtuara.

Me të njejtën përgjegjësi e ka menaxhuar ajo edhe pandeminë e COVID 19, duke evidentuar dhe duke ju gjendur pranë familjeve të prekura prej saj.

Këto janë vetëm disa aspekte, por ato që janë më të dukshme janë pastërtia model e territorit të kësaj njësie dhe infrastruktura moderne, falë investimemeve të realizuara dhe angazhimit qytetar nën shembullin konkret të administratores Kostallari.

Image preview

Vizioni i saj bashkohor spikat edhe aktualisht në përmbusjjen e detyrimeve ligjore lidhur me krijimin e një infrastrukture zgjedhore model për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Mbështetur në nenin 93 të Kodit të ri Zgjedhor si dhe në zbatim të Urrdhërit përkatës të kryebashkiakut Veliaj, në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e institucioneve publike që funksionojnë në territorin e kësaj njësie, ka përcaktuar vendndodhjen e qendrave të Votimit sipas kritereve ligjote për të garantuar një process të rregullt zgjedhor.

 

JETËSHKRIMI

 

Karolina Kostallari ka lindur në 13 Dhjetor të vitit 1979. Është banuese në teritorin e njësisë numer 10  në Tiranë  ku dhe u arsimua, fillimisht në shkollën “Avni Rustemi “ e më pas në Gjimnazin “Qemal Stafa”.

Studimet universitare i kreu në  Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik- dega Administrim Biznes,  për t’u profilizuar më pas në Marketing në studimet e nivelit Master, në po të njëjtin institucion

Në vitin 2013 – specializohet pranë Komiteti Olimpik Shqiptar si “Menaxhere Sportive”.
Është njohëse e mirë e gjuhëve –  Angleze dhe Italiane.

Image preview

EKSPERIENCA PROFESIONALE

 

Në tetor 2019, emërohet Administratore e Njësisë Administrative nr.10.

2009 – 2019 –  Neë Development , Nënkontraktor i kompanisë Vodafone Al – Manaxhere e Pergjithshme

2004- 2006 –  Agjensia e Trajtimit të Kredive (ATK)- Specialiste Marketingu.

EKSPERIENCA SPORTIVE

 

Në vitin 2018 ajo përmbyll me shume trofe karrierën e saj sportive si basketbolliste e sport klub “Tirana”, “Flamurtari” dhe ekipit Kombëtar, veprimtari e nisur që në vitin 1990.
Për aktivizimin e saj cilësor në sukseset e ekipeve ku ka marë pjesë, në vitin  2016 i jepet titulli “ Lojtarja e vitit”

Në vitin 2017 nga Presidenti i Republikës i akordohet titulli – “Naim Frashëri”.