Edhe pse koncepti i kapitalit social është relativisht i ri në teoritë bashkëkohore të menaxhimit, flitet për rëndësinë e kapitalit social në shoqëri. Autorja Lyda Hanifan i referohet kapitalit social si një aset i cili ka rëndësi të pazëvendësueshme për shumicën njerëzore në jetën e prditshme : të tilla elemente si vullneti mirë, mbështetja dhe ndërveprimi shoqëror midis individëve dhe grupeve përbëjnë këtë lloj kapitali të cilët të marrë së bashku krijojne njesine sociale qe ne opinionin tim eshte shoqeria.
Per qellime te ketij shkrimi, thjeshtezimi i ketij koncepti do ti sherbente kuptimit me te mire se si ky kapital social mund te perdoret per te shendoshur shoqerine ne kuptimin e jeteses se perbashket njerezore.Ne kete kuptim kapitali social eshte bashkesia e lidhjeve, vlerave te perbashketa shoqerore qe i mundeson individet ose grupet shoqerore te ndertojne besim midis tyre dhe si rezultat te mbeshtetin njeri-tjetrin dhe te punojne se bashku.Thene kete, kapitali social eshte si nje “ llogari bankare” ku investohet besimi, vullneti i mire dhe mirekuptimi shoqeror.Ne situaten ku shtratezohet jeta komunitare ne Shqiperi eshte e rendesishme se pari) ta kuptojme dhe manaxhojme drejt kete kapital social ne favor te nje jete komunitare te pergjegjshme ,se dyti) te investojme ne krijimin e nje shtrati te zhvillimit te kapitalit social si nje mjet per te forcuar sektorin e trete te shoqerise ate sektor qe njihet si sektori jo- fitimprures ku idete mbrujten dhe oponenca shoqerore lind dhe se treti) ne nje shoqeri si e jona ku vlerat e perbashketa morale jane ne nje tranzicion dhe mosbesimi reciprok eshte bere korace mbrojtjeje, kapitali social duhet te riegzaminohet me synimin qe shoqeria te perfitoj prej potencialit te tij dhe pse jo ne rastin tone duhet se katerti) te kontribuohet nepermjet edukimit qe ky kapital social te ridemensioniohet rishtazi.
Edhe pse ka shkolla te ndryshme mendimi ne lidhje me perfitimet qe mund te sjell ne shoqerite e sotme rijetezimi dhe shendoshja e kapitalit social, te gjithe keto shkolla mendimi konvergjojne ne faktin se kapitali social luan nje rol pozitiv kur vjen fjala tek nevoja qe ka shoqeria per te funksionuar ne menyre efektive.Per ta bere konkrete esencen e aplikimit te konceptit te kapitalit social ne nje shoqeri si e jona do te merrja nje shembull ilustrues. Per Institucionet ligjzbatuese ndertimi i marredhenieve ndervepruese dhe besimit reciprok me komunitetet, individet ose influencuesit e komuniteteve eshte hapi me i rendesishem per te siguruar zbatimin e ligjit,bindjen ndaj rregullit dhe pajtimin me normen detyruese.Investimi i ketij kapitali social do te sillte rritjen e forces zbuluese si edhe parandalimin e akteve te tilla te cilat nuk do te ishin te pranueshme nga vlerat e perbashketa qe ndan ky kapital social.Me te njejtin mekanizem ky kapital social do te “ investonte” ne krijimin e nje mjedisi te papranueshem per arrogancen dhe mungesen e llogaridhenies politike duke kontribuar direkt ne funksionimin efektiv te shoqerise si rezultat i drejtimit te pergjegjshem te shtetit.Nese kapitali financiar eshte provuar qe krijon papergjegjshmeri dhe prodhon fuqi mosbindjeje tek ata qe ndihen te forte financiarisht perkundrazi kapitali social krijon sinergjine e nevojshme te investimit ne vlera dhe interesa te perbashketa morale dhe shoqerore per te miren e perbashket duke ju kendervene “ monopolit” te fuqise se papergjegjshmerise e cfaredo lloji qofte ajo.Nderto besim dhe vlera per te pasur nje shoqeri qe funksionon efektivisht.