Kampe refugjatësh në Shqipëri! Marrëveshja me Italinë: Klandestinët do vendosën në Shëngjin

Kampe refugjatësh në Shqipëri! Marrëveshja me Italinë: Klandestinët do vendosën në Shëngjin

204
0

 

 

Pas një sërë negociatash disa javore në konfidencialet të plotë, duke i kapur të gjithë në befasi, kryeministria e Italisë Geogia Meloni dhe kryeministri Edi Rama, në Romë, hodhën firmat në një protokoll bashkëpunimi për menaxhimin e emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika në brigjet e Gadishullit Apenin.

Kryeministria e Italisë shpjegoi rolin e Shqipërisë në këtë marrëveshje, e cila e kthen vendin tonë nga një vend eksportues emigracioni drejt BE-s, në një vend përpunues emigrantësh për llogari të vendit fqinj.

 

“Një muaj më parë gjatë një takimi kemi biseduar për të marrë iniciativa të përbashkëta për sa i përket çështjeve të emigracionit. Fenomeni nuk përballohet vetëm. Kemi qenë në një ekuacion për ta trajtuar brenda dhe jashtë BE-s. Marrëveshja fikson disa objektiva.

 

 

Luftën kundër trafikut të paligjshëm, jo vetëm në pritjen e emigrantëve. Shqipëria do të japë ndihmën e saj për të përdorur disa zona të vendit, nga ku Italia mund të operojë me financat e saj për të bërë seleksionimin e refugjatëve, të cilët do të mbeten në këto territore nga ku do të seleksionohen kush ka të drejtë për azil e kush jo. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italiane.

 

Në portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të seleksionimit në një qendër pritje. Do të ketë edhe një strukturë tjetër që do të jetë në vazhdimësi të kësaj qendre të parë filtrimi. Pjesa shqiptare do të merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kjo marrëveshje ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit tonë. Kemi qëllim që të vihet në funksion pranverën e ardhshme”, u shpreh Meloni.

 

Dakordësinë për të dhënë këtë ndihmë, kryeministri Edi Rama e shikon të lidhur me detyrimin  karshi vendit fqinj kur hapi dyert në vitet 90, e pritur mijëra shqiptarë.

 

“Nuk besoj që ne do të jemi në gjendje që në vitet që do të vijnë të paguajmë borxhin që kemi drejt Italisë, popullit italian dhe institucioneve të Italisë, për atë që kanë bërë për ne nga dita e parë që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje. Nuk mund dhe nuk dua të gjykoj në meritën politikën në lidhje me vendimet e tjera dhe institucionet e tjera, por ne na takon të përgjigjemi gjithmonë të pranishëm, kur mund të gjendemi për të ndihmuar, për të dhënë një ndihmesë. Dhe në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe për të menaxhuar me shumë pak fare një situatë që është e vështirë për Italinë”.

 

Firmën në këtë protokoll, Edi Rama e shikon si një ndihmë jo vetëm për Italinë.

 

“E vërteta është që gjeografia është kthyer në atë që quhet mallkimi për Italinë, sepse kur hyhet në Itali zëre se ke hyrë në Europë dhe në BE. Por kur bëhet fjalë për të menaxhuar këto hyrje si BE, ne e dimë shumë mirë sesi zhvillohen gjërat. Dhe mbi këtë, sigurisht ne nuk kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja, por mendoj që kemi detyrën, angazhimin, obligimin dhe një kapacitet për të dhënë një ndihmë ky protokoll bashkëpunimi është produkt i një diskutimi të gjatë për të bërë mirë”.

 

Ky protokoll deklaroi kryeministri Edi Rama, nuk është një rrugëdalje, një rrugëzgjidhje, por diçka që ne e bëjmë sepse duhet ta bëjmë, me të gjitha kostot, por besojmë në këtë.