Kameruni e shkarkon Seedorfin: S’është i denjë për trajner

Kameruni e shkarkon Seedorfin: S’është i denjë për trajner

398
0

Clarence Seedorf është shkarkuar si trajner i Kamerunit pas dështimit në Kupën e Kombeve të Afrikës. “Luanët e Pamposhtur” u eliminuan që fazën e 1/8-ave nga Nigeria.

Ministri i Sportit i Kamerunit, Narcisse Mouelle Kombi, deklaroi në televizionin shtetëror CRTV se Seedorf nuk do të vazhdojë si trajner dhe se shkarkimi i tij do të ketë efekt të menjëhershëm, sepse “ai nuk është i aftë për këtë punë”.

Në pengesën e parë serioze, Kameruni u eliminua me rezultatin 3-2 nga fqinjët nigerianë, pas një loje spektakolare, por me shumë defekte në mbrojtje.

Emërimi i Seedorf në krye të Kamerunit, me ndihmës holandezin tjetër, Patrick Kluviert, u konsiderua një surprizë. Ai zëvendësoi trajnerin belg, Hugo Broos, i cili e udhëhoqi Kamerun drejt lavdisë në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2017. Boos u largua pas zhgënjimit të skuadrës së tij në Kupën e Konfederatave po atë vit.

Clarence Seedorf, një ish-mesfushor i jashtëzakonshëm, por zhgënjen totalisht në karrierën e tij si trajner, të cilën e nisi me Milanin në vitin 2014, për të vijuar në periudha të shkurtra me Shenzhen në Kinë, Deportivo la Coruna në Spanjë e së fundmi në krye të Kamerunit. Kujtojmë që 43-vjeçari ka qenë pranë marrëveshjes me presidentin e FSHF, Armand Duka, por kreu  qeverisë së futbollit shqiptar vendosi t’ia besonte drejtimin e kuqezinjve Panuccit, që gjithashtu rezultoi dështim