Kallaku ne ftesen e parë si kuqezi

Kallaku ne ftesen e parë si kuqezi

415
0

Sherif Kallaku i është gëzuar më në fund ftesës për t’u grumbulluar me kombëtaren shqiptare A, për të luajtur miqësoren ndaj Armenisë dhe ndeshjet zyrtare ndaj Kazakistanit e Lituanisë. Një ftesë të cilën ai për “Ora Sport” e ka cilësuar si një ëndërr që bëhej realitet.

“Që në fëmijërinë time e kam pasur ëndërr Kombëtaren dhe tashmë kjo u bë realitet. Të jem i sinqertë edhe nëse nuk do të isha i ftuar tek ekipi A, do të isha i ftuar tek U-21 dhe e kam thënë gjithmonë që nuk mërzitem sepse mendoj që do të vijë momenti dhe koha. Besoj se ka ardhur ftesa në momentin e duhur. Konkurrenca në ekip është shumë e madhe dhe më pëlqen që ka konkurrencë. Do jap më të mirën time dhe është në dorë të trajnerit luaj apo jo”, theksoi lojtari i cili pak kohë më parë kaloi nga Superiorja në kampionatin kroat ku vesh fanellën e Lokmotiva Zagreb.

“Unë kam vetëm 6 ndeshje dhe mendoj se ritmi dhe stërvitja bën diferencën. Edhe Superiorja është e fortë, por vetëm ritmi duhet të ndryshojë”, tha ai.

Shperndaje