Kafeja mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të zvogëloni rrezikun e...

Kafeja mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të zvogëloni rrezikun e diabetit

285
0

Kafeja ka qenë prej kohësh – kampione për përfitimet e saj shëndetësore ndër vite. Konsumuesi i përkushtuar i kafesë mund të humbasë peshë dhe të ulë rrezikun e diabetit të tipit 2.Një studim i ri nga Imperial College London ka parë efektin e niveleve më të larta të kafeinës në gjak në peshën trupore dhe rreziqet afatgjata të diabetit të tipit 2.

Studiuesit gjithashtu ekzaminuan lidhjet me sëmundjet kryesore kardiovaskulare, të tilla si sëmundja e arterieve koronare, sulmet në tru, infarkti dhe ritmi i parregullt i zemrës – fibrilacioni atrial.

Gjetjet ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme se si kafeina ushtron efektin mbrojtës mbi dhjamosjen – duke pasur shumë inde yndyrore – thotë mjeku Dipender Gill i Kolegjit Imperial, shkruan The Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Rezultatet e studiuesve të Kolegjit Imperial tregojnë se nivelet më të larta të kafeinës në gjak janë të lidhura me peshën më të ulët të trupit dhe një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2. Pra, a mund të luajnë një rol pijet me kafeinë pa kalori në luftimin e obezitetit dhe frenimin e epidemisë së diabetit të tipit 2? Për t’iu përgjigjur kësaj, studiuesit u bashkuan me kolegë nga Universiteti i Bristolit, Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë në Londër dhe Universiteti Uppsala në Suedi. Studimet e mëparshme kanë treguar se pirja e tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë do të thotë se keni më pak gjasa të prekeni nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare, me një filxhan kafe që përmban rreth 70-150 miligramë kafeinë. Hulumtimi i fundit gjurmoi 10 mijë njerëz, duke marrë pjesë në gjashtë studime afatgjata.

 

Studimi zbuloi se ata që e shpërbënin kafeinën më ngadalë kishin të ngjarë të kishin një nivel më të lartë të saj në gjakun e tyre dhe njëkohësisht një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2.

 

Ekipi gjithashtu studioi nëse lidhja e kafeinës me uljen e rrezikut të diabetit mund të jetë kryesisht për shkak të humbjes së peshës.