‘’Çfarë ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas”, por ajo që po ndodhte mes orëve të gjata të regjistrimit në studio dhe në regji nuk mund të mbahej më e fshehtë, dhe kështu pa pritur e pa kuptuar Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj pranuan publikisht atë që ndoshta bashkëpunëtorët e tyre kishin filluar të dyshonin, ndjenjat. Moderatorja e njohur dhe regjisori i ri u shfaqën bashkë gjatë promovimit të filimit të Grishaj, ku pa shumë zhurmë pranuan se ishin bashkë dhe lumturisht të dashuruar.
Por sigurisht që në lidhjen e tyre, sikundër të gjithësecilit prej nesh, gjërat nuk shkojnë gjithmonë fjollë dhe ka edhe momente të vështira, e herë të pakëndshme aq sa Arbana s’do të mendohej dy herë për ta ”vrarë” Edin. Moderatoja e njohur ka vendosur t’u përgjigjet ditën e djeshme pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, ku nuk mund të mungonte kurioziteti për të ditur si është të punosh me të dashurin. Arbana ka treguar: “Mirë është. Ka raste që dua ta vras, ka raste që do të më vrasë, por në fund është i vetmi njeri pa të cilin nuk do të mund ta bëja këtë emision”.
Ndoshta shumë prej jush nuk ndajnë vendin e punës me partnerin, por nuk mund ta mohoni se gjeni veten tek fjalët e Arbanës për të vrarë (jo seriozisht eeee) partnerin sa herë që keni ndonjë përplasje, ose problem.