Edi Rama dhe Lulzim Basha në 17 maj 2017 pranuan hyrjen e PD-së dhe opozitës në zgjedhjet e përgjithshme
Ra ky tërmet dhe duket se Edi Rama e Lulzim Basha u panë sërish. Veç fatkeqësisë, edhe politikisht.
Kryeministri Rama këtë mëngjes gjendet në Durrës, e normalisht, nëse nuk do të pranonte dorëheqjen e kryetares së Bashkisë së Durrësit Valbona Sako, do ta kishte atë në krah në mëngjesin e sotëm, për të treguar se ajo duhet të vazhdojë detyrën.
Por siç u pa, Edi Rama e ka pranuar dorëheqjen e Kryetares së Bashkisë së Durrësit. Dhe kush e njeh kryeministrin, ndoshta e di se vendime të tilla të mëdha nuk mund të merren pa konsensusin dhe miratimin e tij.
E tashmë, janë tre bashki, jo të vogla, që janë pa kryetarë bashkie. Eshtë Shkodra, ku Valdrin Pjetri u kap nga ligji i dekriminalizimit; Vora po ashtu, me një ish-kryetar bashkie që është në kërkim nga policia e Shtetit, dhe Durrësi tani, me dorëheqjen e Valbona Sakos, e cila mund ta kalonte me ndjesë deklaratën, por që nuk është kështu.
Do të mbarojë gjithë historia e emergjencës. Dhe pas zgjedhjeve të qershorit, që nuk u njohën nga PD, tashmë tre bashki janë gati. A do pajtohet PD vetëm me këtë fakt, apo do të kërkojë lirimin e bashkive të tjera? Kjo do të shihet në vijim. (Redaksionale)