Ka gjetur saktë tri ndeshjet e Gjermanisë, ja parashikimi për sonte ndaj...

Ka gjetur saktë tri ndeshjet e Gjermanisë, ja parashikimi për sonte ndaj Anglisë

427
0

Një elefant “psikik” nga një kopsht zoologjik në Hamburg ka parashikuar që Gjermania do ta mundë Anglinë në ndeshjen e 1/8 finale të “Euro 2020”, të martën. Kafsha në fjalë gjeti saktë se Gjermania do të humbte ndeshjen e parë të turneut ndaj Francës, do të mundte Portugalinë dhe më pas do të barazonte kundër Hungarisë në fazën e grupeve.

Elefanti tërhoqi flamurin gjerman dhe jo atë anglez nga një shportë me xunkth në kopshtin zoologjik të Hagenbeck për kënaqësinë e shumë tifozëve gjermanë që ishin paraqitur për ta parë atë. “Unë mendoj se të gjithë mund të jetojmë me parashikimet e këtij”, – tha punonjësi i kopshtit zoologjik, Michael Schmidt. Turnetë e mëdhenj të futbollit shpesh tërheqin kafshë me shkallë të ndryshme suksesi në parashikueshmëri. Gjatë Kupës së Botës 2010, oktapodi Paul parashikoi me saktësi të shtatë ndeshjet që ekipi gjerman luajti në turne.

Për çudi, parashikimi i Paul se Spanja do ta mundte Gjermaninë në gjysmëfinale tërhoqi zemërimin e shumë gjermanëve, të cilët bënë thirrje që ai të hahej pas ndeshjes, duke nxitur kryeministrin e Spanjës në atë kohë të ofronte “mbrojtje zyrtare të shtetit” për krijesën.