Skuadra e Juventus duket se do të nis edhe një aventurë për Paul Pogban.
Ylli i Manchester, Paul Pogba, duket se nuk do të ketë të ardhme në ‘Old Trafford’, nisur nga raportimet e medieve angleze. Thuhet se francezi është kthyer në figurë të padëshirueshme në dhomën e zhveshjes së United, duke pasur probleme edhe me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Gjithashtu, ‘djajtë e kuq’ me shumë gjasë do të mbeten jashtë top katërshes, gjë që nënkupton se ata nuk do të marrin pjesë në garat e Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm. E këtë situatë të pakëndshme në kampin e Man United duket se po synon ta shfrytëzoj skuadra e Juventus. Përfaqësuesit e ‘Zonjës së vjetër’ duket se kanë kontaktuar agjentin Mino Raiola, për një mundësi të transferimit të yllit të United. ‘Irish Times’ insiston se Juve kanë kontaktuar me agjentin për yllin e Flamengo, Wesley, por në bisedë e sipër kanë shqyrtuar edhe fituesin e Kupës së Botës.
Mesfushori francez do t’i kushtonte Juventusit hiç më pak sesa 130 milionë euro, nëse ai do të pranonte rikthimin në Torino.
Nënshkrimi me Pogba me shumë gjasë do të thoshte lamtumirë për Miralem Pjanic dhe Douglas Costa.