Ju tregoj çfarë është arsimi dhe mësuesia për mua!

Ju tregoj çfarë është arsimi dhe mësuesia për mua!

423
0

Nga Ana Llazo *

 

Shkolla është institucioni arsimor me rëndësinë më të madhe, vendi ku për herë të parë truri vishet me dije dhe zgjerohet çdo ditë më shumë. Jeta e çdo individi fillon të marrë kuptim në këtë vend.

 

Nëpërmjet saj dalin dije dhe profile njerezish që i shërbejnë njerëzimit dhe kombit. Mesimi dhe mesimdhënia është thelbi i jetës aty ku individi mëson hapat e parë të shkruarit, te lexuarit dhe kalon deri në fazat ku bëhet një individ i formuar intelektual dhe zotëron një profesion të caktuar.

 

Jeta është një mësim i vazhdueshëm nga e cila marrim qellimet më të mira për ti dhënë kuptim pozitiv asaj.

 

Shkolla dhe mësimi bashkë plotesojnë individin duke bërë që ai të jetë në një botë zbulimi dhe zbuluese, krijuese, sfiduese, bashkëpunuese dhe në kërkim të arritjeve dhe qellimeve për një të ardhme të ndritur.

 

Por cili është ai që e ndihmon individin të arrije në një fazë të tillë? Pa dyshim mësuesi, ai i cili e kthen mësimin në një proçes zhvillimi të njohurive dhe dijes. Ndikimi i mësuesit është i pakrahasueshëm dhe i pazëvëndësueshëm për nxënësit.

 

Një mësues është jo vetëm një person që ka marrë një titull të caktuar në një lëndë të caktuar por ai është lidhësi kryesor midis kohërave dhe brezave.

 

Detyra e tij është padyshim të edukojë brezat, ti udhëheqë ato në rrugën e duhur, ti zgjojë dëshirën për të vërtetën dhe zhvillimin e aftësive, por sigurisht pasi ti ketë zhvilluar keto cilësi në vetvete.

 

Mësuesi edukon me njohuritë dhe qëndrimin pozitiv ndaj botës dhe jetës. Marrëdhënia mësues nxënës është mjaft e rëndësishme për një arsim cilësor dhe me vlera europiane.

 

Unë jam e lumtur sepse shoh rezultatet e punës time çdo vit, secili nga nxënësit e mi do të bëhet dikush ne fusha të ndryshme brenda dhe jashtë vendit , duke i befasuar ato me një Anglishte te shkëlqyer dhe shpresoj mes tyre do të ketë dhe mësues.

 

Gjithashtu besoj në përparimin e brezave të rinj në mënyrën e marrjes dhe perçimit te informacionit, transmetimit dhe shkëmbimit ndermjet tyre dhe mësuesve të tyre.

Misioni dhe qëllimi ynë është rruga drejt dijes dhe suksesit!

 

*Autorja është mësuese e gjuhës angleze.