Ju tradhtun o vllau jem, ma kush s’po ju permen’/ Këngë për...

Ju tradhtun o vllau jem, ma kush s’po ju permen’/ Këngë për UÇK-në dhe këshilltarin e Albin Kurtit, shoqërohet në Polici Gold AG, zbulohet ARSYEJA

592
0

Reperi i njohur Gold AG ose ndryshe Arian Agushi është shoqëruar në Polici për shkak të këngës së tij më të fundit. Bëhet fjalë për këngën ‘Shkronjat e arta’, teksti i së cilës është reagim ndaj ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashit.

 

Kënga sipas Policisë ka motive nxitëse dhe përçarëse dhe për këtë arsye reperi është marrë në pyetje nga blutë e Kosovës.

 

“Sot në koordinim me Prokurorinë themelore në Prishtinë, është iniciuar rast Nxitja e përqarjes dhe mosdurimit. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt,”– tha zëdhenësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

 

 

PJESË NGA TEKSTI:

 

Po shkoje n’DUKAGJIN se pak kohe um ka met t shkoje aty ku osht ai SHKELZENI I VERTET

 

E mor trima t’vllaut sa po jau kom lakmi ma mire mu kan me juve se sa kto sene me i ni

 

O SHKELZEN trimi po ky emer ty tka hije

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E jo do Shqipfolsa qe e kan zemren shkie

 

Sa tkena jet vijme me ju pa te veni se dej sa t’o jeta kurr sju harrohet emri

 

O Beg o vlla e di s’mrami kur tkom pa deken e kem hak po tradhtia na ka nda

 

Ju tradhtun o vllau jem ma kush spo ju permen a pe sheh qe ka tradhtare qe quhet Shkelzen. Me burg t’perjetshem shokt i kan denu veq pse jeni mbrojte ata kur ju kan sulmu

 

E ata po mahen fort si luana i ka SHQIPNIA.

 

Se dej tdo tradhtia n’goje fishek don alltia

 

Gold AG është i njohur për këngët e tij, të cilat në masë i dedikohën luftës së Kosovës ndaj Serbisë dhe dëshmorëve të vendit.