Jo fort e hijshme, flokët e Arbanës përfundojnë në ushqimin që po...

Jo fort e hijshme, flokët e Arbanës përfundojnë në ushqimin që po ha! Ndjekësit e ‘masak.rojnë’ në komente (foto)

415
0

 

Arbana Osmani ka dy muaj qr ka nisur me prezantimin e spektaklit “Big Brother VIP”, ku dy herë në javë, është pjesë e familjeve shqiptare përmes ekranit.Super profesionale në punën e saj dhe gjithmonë duke bërë thirrje tek banorët e shtëpisë për konsumim sa më të vogël të alkoolit dhe cigareve, duke sensibilizuar edhe publikun për dëmin që sjellin ato.

Por sonte ajo është treguar e pakujdesshme kur ka publikuar një video në profilin e saj Instagram, duke ngrënë ushqim, e flokët e saj kanë përfunduar mbi picë të cilën ajo duket që po e shijon. Padyshim që ky veprim nuk është bërë me qëllim, madje as ajo nuk e ka vënë re sepse janë momentet e fundit kur Arbana po bëhet gati për të filluar spektakli.

Mirëpo, me këtë lajm, duam ti themi që të ketë më shumë kujdes kur publikon gjëra në Instagram, pasi ka shumë ndikim, e në këtë rast nuk është gjë e bukur për tu parë. Ajo vazhdon të shkëlqejë në punën e saj, ku ka dëshmuar ndër vite se është shumë profesinale dhe e pelqyer.

Arbana Osmani është jo vetëm një nga moderatoret më të dashura të ekraneve shqiptare, por edhe të rrjeteve sociale. Ajo ka zgjedhur të jetë vetvetja dhe shfaqet para ndjekësve të saj siç është në përditshmëri, pa filtra e pa photoshop. Larg komplekseve, Arbana poston foto e video edhe në ditët kur nuk ka vendosur makeup, kur është pa gjumë, e pakrehur, me rroba të thjesht, etj.

Kjo ka bërë që ndjekësit ta duan shumë për faktin që është vetvetja duke u bërë model edhe për shumë vajza të tjera. Mirëpo, me foton e postuar së fundmi nga spektakli i të premtes ajo ka marrë kritika për editim të fotos. Ndjekësit janë të mendimit se fotoja ka shumë ndërhyrje dhe se Arbana duket ndryshe.

Një nga ndjekëset e Arbanës shkruan: “Çu bëtë të tëra njësoj si binjake me këto ndërhyrje. Ç’të bën leku!” Ky koment ka marrë një përgjigje edhe nga Arbana që shkruan: “Njësoj i kemi filtrat”, duke nënvizuar se bëhet fjalë për ndërhyrje që të gjitha u bëjmë fotove dhe jo ndërhyrje estetike.

Shperndaje