“Jeta ime, e mbushur me errësirë”/ Ja çfarë shkruante në rrjetet sociale...

“Jeta ime, e mbushur me errësirë”/ Ja çfarë shkruante në rrjetet sociale 13-vjeçari qe u vetëvar…

345
0

13-vjeçari nga fshati Golem i Madh i Lushnjës, i cili u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga familjarët pasditen e së shtunës u dyshua fillimisht se ka humbur jetën për shkak të një sfidë që realizohet në aplikacionin në Tik-Tok. Pavarësisht se kjo ishte një nder pistat më të forta ku janë përqendruar hetuesit, burime të besuara pranë policë së Lushnjës i thanë ‘News 24’ se ekspertet janë duke këqyrur edhe profilin e te miturit ne aplikacionin tik-tok ku rezulton se ai ka shpërndarë video, ku flitet për vetmi të thellë.

 

I mituri shkruante se “vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”. Ndërkohë në një tjetër video shkruante; “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”. Nisur nga këto shprehje grupi hetimor ka dalë në konkluzion se 13-vjeçari ka kryer një vetëvrasje në kushtet e depresionit. Edhe pse nuk ka një version zyrtar të policisë për ngjarjen, ajo çfarë tregojnë jashtë kamerës shokët e të miturit, mësohet se Arjeti ishte një nxënës shembullor dhe zëvendës senator i klasës, por një përdorues shumë i rregullt i rrjeteve sociale.

 

Shokët dhe shoqet e klasës se tij mëngjesin e se dielës kanë vendosur lule ne bankën e 13-vjeçarit, ndërsa media nuk është lejuar të xhirojë brenda ambienteve të shkollës. Ndërsa opinioni në fshatin Golem është i tronditur nga ngjarja e rëndë që shënohet fill pas vrasjes në Fier të Mateos 8-vjecar nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.